Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli me ambasadorët e BE-së: Demarkacioni duhet të kalojë dhe vizat duhet të hiqen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova dhe ambasadorë të vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë.

Duke folur për zhvillimet në vend, në veçanti për marrëveshjen për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, Kryeparlamentari shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij se kjo Marrëveshje duhet të kalojë, në mënyrë që të forcohet sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qëndrimi im, por edhe i subjektit tim që përfaqësoj është i qartë. Marrëveshja me Malin e Zi duhet të ratifikohet. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi. Gjithsesi, unë besoj se duhet të ketë një konsensus të plotë për këtë marrëveshje”, theksoi ai.

Por kryetari Veseli theksoi se edhe Bashkimi Evropian duhet të veprojë shpejt dhe qartë sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim, Kryeparlamentari ka diskutuar me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian për përkushtimin e tij për intensifikimin më të madh të punës së Kuvendit për të përmbushur agjendën legjislative në rrugën drejt integrimeve evropiane.