Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përkujtuar Bekim Berishën dhe tre dëshmorët tjerë që para 20 vitesh ranë heroikisht në Betejën e Junikut.
Sipas Veselit, Bekim Berisha- Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula do të jetojnë përherë ashtu siç do të jetojë liria dhe shteti i Kosovës
“20 vjet më parë, në betejën e Junikut, ranë dëshmorë të lirisë katër luftëtarë të shquar të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula. Me shembullin e tyre të trimërisë dhe sakrificës më të lartë për atdheun, ata e bënë edhe më të fortë dhe më të vendosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në misionin e saj të lirisë. Përgjithmonë do të jetojë nderimi e kujtimi për këta heronj, ashtu siç do të jetojë përgjithmonë liria dhe shteti i Kosovës”, ka thënë Veseli.
-
Veseli: Për të nderuar kujtimin e dëshmorëve, do t’ia heqim UÇK-së njollën e veteranëve të rremë
-
Haradinaj: Sakrifica e shqiptarëve për liri ishte unike
-
Veseli: Të flasësh për heronjtë në Skenderaj, është shumë e vështirë
-
Veseli: Janari, muaji i rënieve të mëdha
-
Bekim Berisha dhe Bedri Shala në pulla postare