Në seancën që po mbahet për të votuar Komisionin Shtetëror për gjenocidin, po marrin pjesë edhe familjarët e të pagjeturve.
Në lozhën ku rrinë mysafirët, seancën po e përcjellin Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova dhe Bajram Çerkini kryetar i Shoqatës për të pagjetur në Mitrovicë. Përveç këtyre ka edhe familjarë tjerë të të pagjeturve të cilët po përcjellin me interesim seancën për gjenocidin.
Tek ta është ofruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili i ka siguruar se askush nuk do të mund ta ndalë iniciativën për formimin e Tribunalit që do të gjykojë gjenocidin dhe krimet e Serbisë në Kosovë.
Edhe familjarët e të pagjeturve kërkuan nga kryetari Veseli që të bëjë çdo gjë për ta formuar Tribunalin për krimet serbe./Kp/
-
Veseli: Inspirim për Tribunalin për krime lufte janë familjarët e të pagjeturve dhe viktimave
-
Kosova e voton të enjten Komisionin Shtetëror që synon krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Serbinë
-
Familjarët e viktimave të luftës përkrahin nismën për formimin e Tribunalit për krimet serbe
-
Familjarët kërkojnë që shteti i Kosovës ta sjellë drejtësinë
-
Veseli: Të formohet Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe, nuk ka amnisti