Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e voton të enjten Komisionin Shtetëror që synon krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Serbinë

Me shumë optimizëm ka folur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, rreth nismës për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë.

Kjo çështje do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës të enjten, fillimisht me themelimin e Komisionit shtetëror për Tribunalin, raporton KTV.

Sipas tij, ky proces mund të zgjasë, por kryerësit e krimeve duhet të japin përgjegjësi.

Për themelimin e këtij Tribunali, Veseli pret përkrahje edhe ndërkombëtare.

Kreu i Kuvendit, ka thënë se ndaj atyre që kryen krime, do të ngrihen aktakuza nga Prokuroria e Kosovës.

Në seancën e së enjtes, do të jetë në rend dite edhe draft-rezoluta e miratuar nga Komisioni ad-hoc për gjenocidin serb në Kosovë.

Edhe Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe do të jetësohet, thotë Krasniqi Arbëri Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe do të jetësohet, thotë Krasniqi

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se ish-Tjegullorja në Prishtinë mund të jetë një nga lokacionet e mundshme për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit në Kosovë.

Ndërkaq, për krizën në Telekomin e Kosovës, deputetët do të diskutojnë të martën në një seancë të jashtëzakonshme.

Kjo seancë është thirrur nga partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK.