Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli dhe Calavera konfirmojë të ardhmen evropiane të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.

Në takim u diskutua për perspektivën e integrimit evropian të Kosovës dhe veprimet që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në përmbushjen e obligimeve që dalin këtë proces.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke e falënderuar Calaveran për mbështetjen e deritashme të BE-së ndaj Kosovës, kryeparlamentari konfirmoi përkushtimin institucional dhe qytetar të Kosovës për të ecur sa më shpejt në rrugëtimin euro-integrues, si e vetmja alternativë për të ardhmen e Kosovës.

Veseli theksoi se institucionet e vendit janë të vetëdijshme për sfidat dhe obligimet që ato kanë para vetes, por gjithashtu, theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të mos hezitojë në marrjen e vendimeve në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj, sidomos kur bëhet fjalë për lëvizjen e lirë.

Zyrtarja e lartë evropiane, Genoveva Ruiz Calavera, nga ana e saj, theksoi përkushtimin e BE-së për ta përkrahur Kosovën në aspiratën e saj euro-integruese, por edhe në fuqizimin e brendshëm institucional dhe demokratik të saj.