Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veriu, ndërmjet garës zgjedhore dhe testit për zgjedhje të lira

Foto: Koha

Në zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj të këtij viti, tashmë e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen dy parti, serbe dhe shqiptare, si dhe të tjerat janë duke e shqyrtuar këtë pjesëmarrje, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ende nuk ka ndonjë aplikim zyrtar nga partitë politike.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se afati për aplikim për garën për kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës, tashmë ka nisur.

“Mund t’ju konfirmoj se afati për aplikim të subjekteve politike, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje në këto katër komuna, ka filluar të rrjedhë më 9 prill dhe do të përmbyllet me datë 18 prill. Po ashtu, ju konfirmoj që, deri në këto momente që po flasim, nuk ka pasur ndonjë aplikim”, ka bërë të ditur Elezi.

Në anën tjetër, subjekti politik, Lista Serbe, e cila në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishte fituar në 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë, tashmë ka paralajmëruar pjesëmarrjen në garën për të zgjedhur kryetarët e 4 komunave të veriut të Kosovës, pavarësisht se ish-kryetarët e këtyre komunave që i përkisnin këtij subjekti politik, patën dhënë dorëheqje.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ky subjekt politik do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme, në mënyrë që, siç ka thënë ai, shqiptarët të mos i udhëheqin komunat me shumicë serbe.

“Kemi sjellë vendimin që të dalim në zgjedhje, që të mos ndodhë situata që ndonjë shqiptar ta marrë udhëheqjen e komunës me banorë shumicë serbe. Jo vetëm në Mitrovicë, sepse kjo mund të ndodhë në të katër komunat në veri. Dëshirojmë t’ua tregojmë Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare unitetin tonë”, ka thënë Rakiq.

Edhe Lista Serbe kërkon shpallje të zgjedhjeve në veri, thotë se do të marrë pjesë Arbëri Lista Serbe kërkon shpallje të zgjedhjeve në veri, thotë se do të marrë pjesë

Ndërkaq, subjektet tjera politike të serbëve të Kosovës, ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të katër komunave veriore, më 19 maj.

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË RADION EVROPA E LIRË