Veriorët kanë paralajmëruar se asnjë objekt tregtar apo hotelieri nuk do të funksionojë nga e hëna. Mediat lokale atje kanë raportuar se në shumicën e dyqaneve që kanë vizituar ka mungesë të produkteve të qumështit, mishit e vezëve, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë çështje të enjten është diskutuar edhe në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut. Partia opozitar “SDP Oliver Ivanoviq” ka propozuar miratimin e një deklarate të përbashkët. Por kryetari i Komunës, Goran Rakiq, ka thënë se fillimisht do të takohet me biznesmenë dhe qytetarë, para se të marrin ndonjë vendim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor këshilltarët shqiptarë në Komunën e Mitrovicës së Veriut kanë thënë se situata nuk është aq dramatike siç po tentohet të prezantohet.
Sipas anëtarit të Kuvendit, Bashkim Cimili, dyqanet në Lagjen e Boshnjakëve dhe tek Tre Rrokaqiejt janë duke vazhduar punën normalisht. Në zonën që lidh dy qytetet, përkatësisht tek Lagjja e Boshnjakëve, ka biznese të përziera të serbëve, shqiptarëve dhe boshnjakëve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)