Dyqanet, barnatoret dhe restorantet në komunat veriore të Kosovës edhe të martën kanë qëndruar të mbyllura, duke i dhënë edhe më tej jehonë asaj që autoritetet atje, por edhe në Beograd, po e paraqesin si “katastrofë humanitare”.
Ndërkohë në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbylljen e tyre e ka quajtur skenar primitiv të Serbisë. Sipas tij, ai është skenar i atyre që duan ta ndajnë Kosovën. Për Haradinajn nëse skenari serb realizohet, veriu mund të destabilizohet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të martën ai ka thënë t’i ketë njoftuar edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it për masat që ka ndërmarrë Qeveria në mënyrë që qytetarët e veriut të furnizohen me artikujt e nevojshëm.
Pas vendimit për mbylljen e të gjitha dyqaneve, objekteve hoteliere dhe barnatoreve, që u mor nga e ashtuquajtura “Shoqata e biznesmenëve në veri të Kosovës dhe Metohisë”, vizitë në veri kanë paralajmëruar edhe anëtarët e Komisionit për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe për kthim. Këta të fundit gjendjen atje e kanë cilësuar si inskenim dhe lojë politike të shtetit serb.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dy ditë “katastrofë humanitare” kundër taksës
-
Qeveria i përgjigjet me pika shitëse “krizës humanitare” në veri
-
Qeveria e Kosovës hap dyqane të përkohshme në veri
-
Haradinaj: Kemi prova se Serbia po improvizon krizë humanitare në veri
-
Haradinaj: Incidentet në veri mund të jenë skenar të pengimit të zgjedhjeve