Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se nesër do të përfundojë plani i Serbisë për, siç thotë ai, “të inskenuar krizë humanitare në veri”, pasi që i njëjti, siç thotë Bahtiri, “ka dështuar”.
Bahtiri thotë se së shpejti do të fillojë hapja e supermarketeve dhe lokaleve të ndryshme, “disa prej të cilave kam informacion se do të hapen qysh nesër”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për vendimin që të hapen pika shitëse me artikuj ushqimor në veri.
“Pas bashkëpunimit tim me ministrin Endrit Shala, këtij aksioni i janë bashkëngjitur edhe bizneset nga jugu i Mitrovicës. Me këtë rast i falënderoj gjitha bizneset për kontributin e dhënë”, shkroi ai në Facebook, raporton Koha.net.
“Dështimi i këtij plani destruktiv dhe destabilizues nga Serbia, tregon se shteti i Kosovës kur është i vendosur mund të mos lejojë ndërhyrje të shteteve që nuk na e duan të mirën, e aq më pak ndërhyrje nga Serbia. Apeloj tek qytetarët e veriut që më asnjëherë të mos bien në grackën e njerëzve destruktivë, por të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, përfundoi Bahtiri.