Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se situata në veri të Kosovës, është komplekse dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Vuçiq tha se vështirësitë më të mëdha të furnizimit në atë pjesë janë për shkak të taksës së vendosur nga Prishtina, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Duke komentuar hapjen e pikave të shitjes nga ana e autoriteteve të Prishtinës, pasi për dy ditë me radhë, afaristët serbë i mbyllen dyqanet, presidenti serb Vuçiq tha se kjo është bërë me qëllim që “serbët të harrojnë lidhjen me atdheun e tyre”, përcjell rel.
"Objektivi kryesor i këtyre masave të Prishtinës, është ta marrë veriun e Kosovës, dhe të dëbojë popullsinë serbe nga mbarë Kosova", tha Vuçiq.
Të hënën, afaristët serbë në veriun e Kosovës, i mbyllën dyqanet pasi thanë se nuk posedojnë furnizim me mallra, për shkak të taksës 100 për qind të vendosur nga autoritetet në Prishtinë për mallrat nga Serbia.
Qeveria e Kosovës më pas vendosi të hapë pika të shitjes mobile për banorët e asaj pjese.
Edhe
Gjuriq: Prishtina vazhdon të bëjë pengesa në furnizim me mallra për serbët në veri
Gjatë një takimi të martën në mbrëmje, të Shoqatës së Afaristëve të veriut, u vendos që të mërkurën të hapen të gjitha pikat e shitjes në veri.
Autoritetet në Serbi disa herë kanë thënë se veriu i Kosovës po ballafaqohet me “krizë humanitare”, por këto pretendime janë kundërshtuar nga ana e institucioneve të Kosovës, duke e quajtur këtë “inskenim të Beogradit”.
-
Për sot është paralajmëruar rihapja e dyqaneve “të zbrazëta” në veri të Kosovës
-
Rakiqi thotë se serbët do të gjejnë mënyrë “për të tejkaluar krizën humanitare”
-
Vuçiq “e ka zgjidhjen” si t'i furnizojë serbët në veri, por e mban sekret
-
Vuçiqi thotë se e ka zgjidhjen se si të dërgojë mallra serbe në veri të Kosovës