Të gjitha pikat shitëse në veri të Kosovës janë hapur përsëri, pas mbylljes përgjatë dy ditëve, si shenjë proteste ndaj taksës së vënë nga Qeveria ndaj produkteve serbe.
Në Mitrovicën e Veriut, qytetarët iu kthyen normalitetit dhe dolën nëpër lokale e dyqane për t’u furnizuar me produkte ushqimore, pasi ato u hapën këtë mëngjes, raporton KTV.
Qytetarët, e ata pak punëtorë të bizneseve që pranojnë të flasin, thonë se banorët serbë duan vetëm produkte të Serbisë dhe kërkojnë largimin e taksës së vënë nga Qeveria e Kosovës.
Rihapjen e tyre, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e cilësoi si rezultat të punës së Qeverisë së Kosovës, derisa kryeministri Ramush Haradinaj, tha se në veri po kthehet normaliteti.
Megjithatë, është raportuar se diplomatë të huaj kanë ndërhyrë për ta rikthyer gjendjen në normalitet.
-
Për sot është paralajmëruar rihapja e dyqaneve “të zbrazëta” në veri të Kosovës
-
Serbët në veri të pa interesuar të blejnë produktet nga “dyqanet” e hapura nga Qeveria e Kosovës
-
Serbët në veri nuk guxojnë të blejnë mallra të Kosovës
-
Qeveria i përgjigjet me pika shitëse “krizës humanitare” në veri
-
Në veri bllokadë totale, Qeveria dërgon produkte ushqimore