Edhe të martën të gjitha dyqanet kanë qenë të mbyllura në katër komunat veriore të Kosovës, në shenjë proteste ndaj taksës për mallrat serbe. Por, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për të furnizuar këtë pjesë me produkte ushqimore.
Dy kamionë me ushqime qëndruan për disa orë rresht në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, raporton KTV.
Ata i dërgoi atje Qeveria e Kosovës, në kuadër të përpjekjes për furnizim të pjesës veriore të vendit, pas mbylljes së të gjitha dyqaneve atje.
Gjatë qëndrimit të ekipit të KTV-së aty, nuk u pa interesim i madh i qytetarëve për të blerë produkte.
Koordinatori nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmend Hoti, tha se Qeveria do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim me këtë plan. Hoti tha se u vendosën në pikat ku Policia e Kosovës u rekomandoi se ka siguri.
Në Zveçan shumica e banorëve të veriut refuzojnë të flasin para kamerës, por situatën e vlerësojnë si katastrofale dhe thonë se nuk do të blejnë produkte shqiptare.
-
Serbët e veriut i gëzohen rihapjes së dyqaneve, thonë se blejnë vetëm prodhime serbe
-
Për sot është paralajmëruar rihapja e dyqaneve “të zbrazëta” në veri të Kosovës
-
Serbët në veri nuk guxojnë të blejnë mallra të Kosovës
-
Qeveria i përgjigjet me pika shitëse “krizës humanitare” në veri
-
Në veri bllokadë totale, Qeveria dërgon produkte ushqimore