Të dielën është shpalosur flamuri i Palestinës në objektin e Hotelit Grand në Prishtinë, pak orë para ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit.
Përgjegjësinë për vendosjen e flamurit me mbishkrimin “Liri për Palestinën” e ka marrë Kolektivi pë Mendim dhe Veprim Feminist, që ka shkruar në rrjetin social X se vendosja “u bë si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez”. Por, flamuri nuk qëndroi gjatë i vendosur, e kjo u tha se ishte “tentativë heshtjeje nga shteti i Kosovës".
“Sot shpalosëm flamurin e Palestinës si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri. I vendosur krahas flamurit që kërkon çlirimin e Ukrainës, ky flamur denoncon pretendimet për solidarizim selektiv e insiston në të drejtën e çdo populli për liri...Megjithatë, flamuri i Palestinës u hoq shumë shpejt pas vendosjes. Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez”, thuhet në reagim.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se s’ka informacione mbi rastin.
-
“Liri Palestinës”, vendosen grafitë në Prishtinë e Mitrovicë
-
Ambasadorja izraelite pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Akt që turpëron popullin shqiptar
-
Protestuesit heqin flamurin e ambasadës së Izraelit, e dënon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
-
Federata serbe: Hoqëm flamurin shqiptar për të evituar incidentet, do ta rikthejmë
-
Ambasadori i Palestinës: Vendosja e ambasadës në Jerusalem, arsye pse s’e njohim Kosovën