Ambasada Amerikane në Kosovë, e vlerëson të duhur vendimin e Agjencisë për Akreditim.
“Vendimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për ta tërhequr akreditimin e disa institucioneve të arsimit të lartë ishte i vështirë por ishte vendim i duhur. Është roli i tyre për të bërë vendime objektive dhe të bazuara në standardet e nevojshme për t'u siguruar studentëve të Kosovës të marrin arsimin cilësor që ata e meritojnë”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane, transmeton Koha.net.
Ndonëse kjo çështje ka ngjallur reagime të shumta në vend, edhe BE-ja e ka përkrahur vendimin
“Përmirësimi i arsimit në Kosovë është absolutisht i domosdoshëm”, u tha në reagimin e zyrës së BE-së.
“Më 15 korrik, Këshilli Shtetëror i Cilësisë mori vendim për ndalimin e akreditimit në tri Universitete publike dhe katër kolegje private. Ky vendim do të ketë ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin e ardhshëm akademik. Ne e kuptojmë që këto universitete do të vazhdojnë të funksionojnë dhe që studentët e regjistruar tashmë do të vazhdojnë pa ndërprerje me vitin e ardhshëm akademik. Ky vendim ishte i vështirë por i drejtë dhe në përputhje me mandatin e Agjencisë për të siguruar arsimin më cilësor”, thuhet tutje.
Ndërkohë, Komisioni parlamentar për Arsim i ka drejtuar kërkesë kryeministrit, Ramush Haradinaj që të raportojë para këtij komisioni lidhur me situatën e krijuar së fundi pas vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) për mosakreditimin e disa institucioneve të arsimit të lartë.
-
BE-ja përkrah vendimin e agjencisë për akreditim, thotë se prioritet i tyre në Kosovë mbetet arsimi
-
Tri universiteteve publike në Kosovë u tërhiqen akreditimet, paralajmërojnë ankesë
-
AKA-ja pranohet si autoritet akreditues në SHBA
-
Qeveria e sheh të domosdoshëm forcimin e pavarësisë së Agjencisë për Akreditim
-
KSHC-ja do të nisë vlerësimin e programeve për akreditim në tri fusha