Paga prej 2500 eurosh nuk po i bind prokurorët specialë, të cilët i trajtojnë rastet e korrupsionit, që të bëhen pjesë e Prokurorisë Speciale, institucion që do të duhej të ndiqte rastet korruptuese të atyre që cilësohen si profil i lartë.
Për këtë arsye kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se nga e marta të gjithë prokurorët specialë do të përfitojnë shtesa për punën e tyre në hetimin e veprave që lidhen me korrupsionin, shkruan Koha Ditore.
Përderisa vetë zyrtarët e Këshillit Prokurorial kanë deklaruar se është e domosdoshme të paguhen prokurorët specialë më shumë se prokurorët e prokurorive themelore për shkak të natyrës se punës në Prokurorinë Speciale, organizatat e shoqërisë civile që e monitorojnë sistemin e drejtësisë e cilësojnë plotësisht korruptuese pagesën e shtesave për prokurorët, paga e të cilëve sillet rreth 2500 euro.
Gazeta i ka krahasuar pagat e prokurorëve kosovarë me pagat e kolegëve të tyre në rajon. Prokurorët kosovarë edhe pse punojnë në një shtet që ka pagën mesatare me të ulët në rajon paguhen me pagat më të mira... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)