Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokurorët do të marrin mbi 66 mijë euro pagë shtesë

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Këshillit Prokurorial për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale dhe për kryeprokurorin e kësaj prokurorie, Reshat Millaku, raporton KTV.

Sipas këtij vendimi, prokurorët do të marrin shtesë nga 400 euro, ndërsa kryeprokurori 500 euro. Por, shoqëria civile këtë vendim e konsideron të jashtëligjshëm dhe ndërhyrje politike në sistemin prokurorial.

Mbi 66 mijë euro pagesa shtesë për vitin 2018 do të marrin prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Qeveria e Kosovës të martën ka marrë vendim që prokurorët Specialë të marrin pagë shtesë nga 400 euro, ndërsa kryeprokurori i kësaj prokurorie 500 euro.

Por, ky vendim i Qeverisë Haradinaj është cilësuar si precedent i rrezikshëm dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Për më tepër, sipas tyre, ky vendim është i kundërligjshëm pasi bazuar në legjislacionin në fuqi, Kuvendi është ai që e ka kompetencën për përcaktimin e pagës, sipas propozimit të Këshillit Prokurorial, e jo Qeveria.

Megjithatë, ndryshe mendon kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Edhe Qeveria miraton shtesat për prokurorët specialë dhe për Lumezin Arbëri Qeveria miraton shtesat për prokurorët specialë dhe për Lumezin

Blerim Isufaj insiston se shtesat janë stimulim për punën e prokurorëve në luftimin e korrupsionit.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë thënë se ky vendim nuk është i ri, pasi në vitet e kaluara pagesa shtesë ka qenë 800 euro për prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Sipas ministrit Tahiri, ky është vendim i ri që paraqet ulje të pagesës shtesë për 400 euro.