Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Këshillit Prokurorial për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale dhe për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Sipas këtij vendimi të Qeverisë, prokurorët do të marrin shtesë nga 400 euro, ndërsa kryeprokurori 500 euro.
Vlera e përgjithshme për këto pagesa shtesë për vitin 2018 për prokurorët e Prokurorisë Speciale arrin mbi 66 mijë euro, raporton KTV.
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë thënë se ky vendim nuk është i ri, pasi në vitet e kaluara pagesa shtesë ka qenë 800 euro për prokurorët e Prokurorisë Speciale.
Sipas ministrit Tahiri, ky është vendim i ri që paraqet ulje të pagesës shtesë për 400 euro.
-
Prokurorët do të marrin mbi 66 mijë euro pagë shtesë
-
Vendimi i kryeministrit për stimulim të prokurorëve specialë nëpërmjet shpërblimit financiar vlerësohet korruptues
-
Qeveria s’i rrit shtesat për policët
-
Miratohen shtesat e rrezikshmërisë për policët elitarë
-
Qeveria propozon shtesat e rrezikshmërisë për policët, NJSI-ja e pakënaqur paralajmëron protestë