KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e energjisë elektrike.
Më 18.03.2017 në Shtime do të shkyçet dalja 10 kV Petrova prej orës 08:00 deri në orën 08:30, si dhe nga ora 13:30 deri në ora 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Petrova, rr. Ahmet Shtimja, Reçaku (një pjesë) dhe Mullopolci. Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e ormanit në NS 10/0.4kV Rexhaj.
Më 18.03.2017 në kV Lipjan do të shkyçet dalja 10 kV Sllovia prej orës 08:00 deri në orën 08:30, si dhe nga ora 14:30 deri në ora 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dobratin, Smollushë, Gllavicë, Qallapek, Gushtericë e Ulët, Livagjë dhe konsumatorët komercialë të kësaj dalje 10kV. Kurse fshati Sllovi mbetet pa energji elektrike prej orës 08:00 deri në ora 15:00. Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i tri shtyllave të betonit si dhe demontimi i 3 shtyllave të drurit.
Më 18.03.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj III do të shkyçet dalja 10 kV Jezerci prej orës 09:00 deri në 09:15 dhe nga 15:45 deri në 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Nerodimja, Manastirci, Jezerci dhe Balaj. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i 3 ormanëve 0.4kV në fshatin Manastirc, në nënstacionet (40042003042, 40042003043, 40042003044).
Më 19.03.2017 në Viti do të ketë shkyçje totale nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: qyteti i Vitisë dhe fshatrat: Pozheran, Sllatinë e Ulët, Sllatinë e Epërme, Sadovinë e Muhaxherëve, Tërstenik, Novosellë, Ramjan, Kllokot, Radivojcë, Budrikë, Remnik, Xhylekarë, Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë, Lubishtë, Podgorc, Gërnçar, Vërboc, Stublla, Goden, Kabash, Drobesh, Smirë, Sadovinë e Jerlive, Gërmovë, Vërban, Gushicë, Ramnishtë, Mogillë, Beguncë, Lubishtë, Shashare, Letnicë, Vërnakollë , Kabash, Binçë, Shoshikë, Buzovik dhe Debëlldeh, Fabrika “VINEX”, Fabrika e ujit “ Ujë Kllokoti”, Fabrika e ujit “Jeta”, Fabrika e ujit “Ujë i Mire”, Banja “Nana Naile” dhe Banja e Kllokotit.
Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i përcjellsëve të zbarrave dhe lidhjet primare të fushave në zbarrat 110kV si dhe Instalimi i përcjëllsëve katodik në fushat e LP 1802(Gjilani 5) dhe Tr.1.
Më 18.03.2017 në Prishtinë do të shkyçet Viadukti e cila furnizohet nga dalja 10kV J14 Jumco, NS 110/35/10 kV Prishtina prej orës 10:00 deri në orën 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: NTP Tregtia, Instituti Hidrometerologjik, NTP Llapi, Depo e KEDS-it, NTP Agimi, NTP Moda Italiane. Arsyeja e ndërprerjes: demontimi i rrjetit të vjetër në LP 0.4 kV në segmentin e rrugës Prishtinë-Fushë-Kosovë afër Hotel-Bacit.
Më 18,19, 20, 21, 22, 23, 24, 25 03.2016 do të shkyçet NS 10/0.4kV Llukari që furnizohet nga Dalja 10kV J9 Llukari, NS 110/10kV Prishtina 5 prej orës 10:00-11:00 pastaj prej orës 13:00-14:00 si dhe prej orës 16:00 deri në ora 17:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesë fshati Llukar. Arsyeja e ndërprerjes: shtrirja e kabllos së tensionit të ulët.
Më 18.03.2017 në Vushtrria 2 do të ketë shkyçje të daljeve 10kV J01 deri J10 prej orës 11:00 deri në ora 12:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Doberllukë, Smerkovë, Banjë, Pasovë, Shtitericë, Pantinë, Oshlan, Akreshticë, Vërnicë, Dubovc, Galicë, Deqiq, Kurullovë, Leskovc, Bozdan, Gomushevë, Gojbule, KFOR-i, Iberlepenci dhe Novolani. Arsyeja e ndërprerjes: punim në projektin AC/DC.
Më 18.03.2017 në Vushtrria 2 do të ketë shkyçje të daljeve 10kV J11 deri J20 prej orës 09:00 deri në ora 10:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: qyteti, Poleti, periferia e qytetit, Tregu i Blertë, Nadakovci, Shkolla Policore, Maxhunaj, Dumnica, Samadrexhë, Cecelia, Vilanci, Ropica, Sllakovci dhe bizneset. Arsyeja e ndërprerjes: Punim në projektin AC/DC.
Më 17.03.2017 në Peja 1 do të shkyçet dalja 10 kV Agrokosova prej orës 09:00 deri në orën 11:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Fabrika e bukës, Rruga e Hekurudhës, Agrokosova, Elkosi Te Cekët, Motohia Remont, Deminerët, Kristali, Pularia, Kolonia e Sheqeranës, Elkosi te ETC, Buçuku, Gacaferi dhe Tyrbja. Arsyeja e ndërprerjes: energjizimi i TS10/0.4kV HIB Petroll.