Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka mbajtur takimin e parë njoftues me udhëheqësit e Agjencive dhe Departamenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Veliu ka thënë se së shpejti do të sqarohen paqartësitë e bashkimit të ministrisë së Punëve të Brendshme me atë të Administratës Publike.
“Obligimet tona në garantimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë publike si dhe ofrimin e shërbimeve ndaj institucioneve dhe qytetarëve duhet të vazhdojnë dhe kryhen me përkushtim të lartë”, ka thënë Veliu.
Artikuj të ngjashëm
-
Veliu shkon për të raportuar në komisionin për Administratë Publike
-
Shtyhet raportimi i Veliut në Komisionin për Administratë Publike
-
Agim Veliu priti në Prishtinë homologun e tij nga Shqipëria, Sandër Lleshin
-
Ministri Veliu e konsideron sfidë të vazhdueshme Reformën në Administratë Publike
-
Kosova me strategji për parandalimin e ekstremizmit dhe terrorizmit