Ministri i Ministrisë Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në cilësinë e koordinatorit nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit, ka mbajtur takimin e parë informues me anëtarët e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimit të Terrorizmit.
Ky grup është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, autoriteteve lokale, përfaqësues të bashkësive fetare dhe shoqërisë civile.
“Ky është një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një shtet dhe shoqëri të fortë dhe të qëndrueshme dhe si i tillë është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksoi ministri Veliu.
Strategjia do të bazohet në nevojat e identifikuara nga institucionet relevante dhe do të hartohet përmes një procesi konsultativ dhe gjithëpërfshirës.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në luftën globale kundër terrorizmit.
-
Nis hartimi i strategjisë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit
-
MD-ja nis hartimin e strategjisë për parandalimin e dhunës në familje
-
Sveçla emërohet koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit dhe luftimin e terrorizmit
-
Veliu priti ambasadorin e BE-së në Kosovë, prioritet thekson luftimin e korrupsionit e të krimit
-
MPB-ja nis hartimin për Projektligjin e sigurisë kibernetike