Është mbajtur këtë të martë punëtoria e parë e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2022 – 2026 si dhe planit të veprimit.
Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ‘Ministria e Drejtësisë do të mbetet e angazhuar dhe vullnet plotë që së bashku me akterët relevant të përgatisin në mënyrën e duhur një dokument bashkëkohor e praktik, që do të garantojë avancimin e mbrojtjes së familjes dhe zvogëlimit të dhunës në familje duke siguruar koordinim ndër-institucional dhe përmirësimin e monitorimit të zbatimit të kuadrit ligjor e të politikave në praktikë”.
“Koordinimi i veprimeve të përbashkëta, orientimi dhe trajnimi i profesionistëve dhe strukturave përgjegjëse që të ndihmojnë menjëherë viktimat e dhunës në familje; ngritja, zgjerimi e shtrirja e shërbimeve mbështetëse të specializuara; rritja e vetëdijesimit mbi format e ndryshme të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, paralelisht me zbatimin korrekt, të menjëhershëm dhe në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, janë detyrime të institucioneve tona, të cilat duhet të kryhen pa hezitim dhe përgjegjshmëri maksimale” ka thënë zëvendësministrja e Drejtësisë, njëherit Koordinatorja Nacionale Kundër Dunës në Familje Nita Shala.
Shala theksoi se është përkushtim i Ministrisë së Drejtësisë avancimi i infrastrukturës ligjore me qëllim të adresimit më të mirë të çështjeve të dhunës në familje, si dhe përmirësimi i përgjigjes ndaj rasteve të dhunës në familje të institucioneve përgjegjëse edhe përmes koordinimit ndër-institucional efektiv.
Shala në mbyllje të fjalës së saj ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit pjesëmarrës në këtë punëtori dhe njëherit ka shkrehur falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen e pakursyer dhe partneritetin të cilën e ka ofruar UN Ëomen, përmes mbështetjes së kësaj punëtorie.
-
Nis fushata globale kundër dhunës në baza gjinore
-
Shoqëria civile kërkon nga Ministria llogaridhënie për dhunën mbi baza gjinore
-
Haxhiu emërohet koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe ajo në baza gjinore
-
MD-ja ende pa koordinator nacional kundër dhunës në familje
-
Shala: Kosova ka legjislacion të mirë për dhunën në familje, sfidë mbetet zbatimi