Ministria e Drejtësisë (MD) ka mbetur pa koordinator nacional kundër dhunës në familje, pas dorëheqjes së Nita Shalës, nga pozita e zëvendësministres së Drejtësisë.
Kjo pozitë ishte mbajtur nga Shala, e cila tani nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Të pyetur nga “Betimi për Drejtësi”, nga kabineti i ministres së Drejtësisë, konfirmojnë se përgjegjësitë e koordinatores nacionale kundër dhunës në familje i mban ministrja e Drejtësisë, z Albulena Haxhiu.
“Siç jeni te informuar, ish-koordinatorja nacionale kundër dhunës ne familje, znj. Nita Shala, nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar. Në këtë drejtim, deri në emërimin e një zëvendësministri, përgjegjësitë e koordinatores nacionale kundër dhunës në familje i mban ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të ministres.
Ndryshe, ish-zëvendësministrja Shala ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Drejtësisë, për shkak të vendimit që ka marrë Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, që ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që të shërbejnë në dy detyra publike njëkohësisht. /BetimipërDrejtësi
-
Gërvalla emërohet koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna
-
Nis fushata globale kundër dhunës në baza gjinore
-
Haxhiu: Komunat të kryejnë obligimet, të paguajnë qiratë e shpenzimet për të mbijetuarat e dhunës
-
Haxhiu: Do të ketë dënime plotësuese për fajtorët për dhunë në familje dhe seksuale
-
Haxhiu emërohet koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe ajo në baza gjinore