Një tjetër kallëzim penal ka ushtruar Sami Bulliqi ndaj drejtorit të urbanizmit në Komunën e Podujevës, Durim Salihut.
Avokati i tij, Nasuf Hasani, ka thënë se kanë prova të cilat dëshmojnë që Salihu mori ryshfet nga klienti i tij.
Sipas Hasanit, klienti i tij ka pasur presion nga Salihu që të tërhiqet nga deklaratat e tij, pas publikimit të rastit në KTV.
Por, drejtori Salihu ka thënë se nuk ka marrë asnjë shumë parash nga familja Bullqi dhe të gjitha pretendimet e tyre, sipas tij, janë të pavërteta.
“Ato informata që janë publikuar janë të pavërteta, s’ka asnjë aferë, Durim Salihu është shumë i pastër në këtë shpifje nga zotërinjtë në fjalë, unë i kam ofruar të gjitha argumentet dhe kam angazhuar avokatin tim, drejtësia do të vijë në vend”, ka thënë Salihu.
Për mjetet që familja Bulliqi thotë t’i ketë marrë Salihu, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera në Interaktiv të KTV-së kishte akuzuar kryetarin aktual Agim Veliun se i kishte marrë haraç.
Edhe
Veliu padit Poterën për shpifje
Për këtë të hënën, Veliu ka ushtruar padi ndaj Poterës.
Avokati i tij, Besnik Berisha, ka thënë se Veliu i cilëson këto deklarime si të pavërteta, dhe me qëllimin e vetëm për të dëmtuar reputacionin e tij dhe të LDK-së.
-
Akuzat për haraç në Podujevë, biznesmeni thotë se paratë ia kërkoi drejtori i urbanizmit
-
Akuzat për haraç në Podujevë, biznesmeni thotë se paratë ia kërkoi drejtori i urbanizmit
-
LDK-ja akuzon Bulliqin për punën njëvjeçare, ai përmend sukseset
-
Veliu: Podujeva po qeveriset nëpërmjet zhvatjes, Bulliqit i doli boja