Doktori Driton Vela ka thënë se nuk ekzistojnë shumë të dhëna për variantin e ri të COVID-19 Omicron, porse thotë se duhet pasur shumë kujdes.
Ai ka thënë se të dhënat flasin për një përhapje të shpejtë të këtij varianti, ndoshta edhe më shpejtë se Delta.
Vela ka thënë se ka gjasa se ky variant mund të jetë më rezistent ndaj efektit të vaksinave.
“Në bazë të dhënave aktuale pothuajse te të gjithë personat që është shfaqur ky variant i ri, kanë pasur formë më të lehtë të sëmundjes apo mund të jenë asimptomatik. Kemi disa të dhëna se ky variant shkakton formë të ngjashme të gripit. Ne nuk mund të themi se ky variant e ka prejardhjen në Afrikën e Jugut. Atje është një sistem të jashtëzakonshëm të përcjelljes së sëmundjeve infektive”, ka thënë ai.
Reagimin e shteteve ai e quan, reagim në kohë dhe për ta parandaluar përhapjen.
Sipas tij, kjo mund të jetë fitim i kohës derisa të marrin masa, pasi nuk është definitive nëse ai është më i rrezikshëm.
“Mutacionet janë fakt i natyrës dhe ndodhin te çdo specie. Ajo që e rrit rrezikun e shfaqjes së varianteve të reja është numri i vogël i të vaksinuarve. Një grup i veçantë i njerëzve janë personat me imunitet të dobësuar dhe ata mund të jenë burim i varianteve të reja. Edhe personat e vaksinuar nuk janë të parrezikuar. Në shumë vende të botës ka shumë rritje të rasteve për shkak edhe të rënies së vaksinimit. Doza përforcuese duhet të bëhet nga të gjitha vendet”, ka thënë ai.
Sipas tij, virusi lehtë përhapet sidomos kur jemi në hapësira të mbyllura. Ai ka thënë se shteti duhet të marrë masa për ata që vijnë nga jashtë.
Vela ka thënë se Kosova është më mirë se disa vende me numër të të infektuarve.
Ai ka thënë se qytetarët janë relaksuar më shumë se sa që duhet, duke shtuar se një relaksim i tillë është edhe nga qendrat tregtare.