Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq veprimtari dhe ish-deputeti i legjislaturës së parë të Kuvendit të Kosovës, Hasan Meta

Në moshën 77-vjeçare të hënën ka vdekur ish-deputeti i legjislaturës së parë të Kuvendit të Kosovës dhe veprimtari politik Hasan Meta.

Hasan Meta ishte veteran i luftës së UÇK-së, ndërsa së fundi ishte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Pejës.

Hasan Meta u lind më 16 tetor të vitit 1945 në Katundin e Ri të Pejës. Ndonëse në kushte të vështira, Meta u arsimua në Kosovë dhe Kroaci ku specializoi në degën e biokimisë së mjekësisë. Si profesionist ai punoi 33 vjet.

Hasan Meta në vitin 1998 iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2000 Hasan Meta u zgjodh asamblist në Asamblenë Komunale të Pejës, ndërsa në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës (2001/2004) Meta ishte deputet nga radhët e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Hasan Meta do të varroset të martën në ora 16:00, në varrezat e qytetit në Pejë./KSP