Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq senatori Lugar, përkrahës i Kosovës

Ish-senatori republikan, Richard Lugar, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Senatori nga Indiana kishte shërbyer në këtë pozitë nga viti 1977 deri më 2013.

Lugar për Kosovën njihet edhe si përkrahës i bombardimeve të NATO-së kundër caqeve serbe. Ai ishte në mesin e pakicës republikane që përkrahi ish-presidentin Bill Clinton për intervenimin në Kosovë.

Ai njihet si një zë autoritativ në politikën e jashtme amerikane.

Si kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit amerikan, Lugar njihej edhe si zë i fuqishëm kundër aparteidit në Afrikën e Jugut dhe armëve nukleare.

Artikuj të ngjashëm