Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq gjeografi Muharrem Carabregu

Prof.Dr. Muharrem Carabregu, gjeograf dhe hartograf ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate . Këtë e ka bërë të ditur profesori i Gjeografisë, Florim Isufi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“I ndjeri ishte profesor në Universitetin e Prishtinës në FSHMN, Departamentin e Gjeografisë. Po ashtu ishte edhe njëri ndër kundërshtuesit e demarkacionit të vijës aktuale në mes Kosovës dhe Malit të Zi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Isufi në llogarinë e vet.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 04/05/2017 në ora 13:00 në varrezat e Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës, FSHMN, Departamenti i Gjeografisë do të organizojë mbledhje komemorative me datë 05/05/2017 ora 11:00 në lokalet e fakultetit.

Artikuj të ngjashëm