Një paciente 66-vjeçare nga Peja ka vdekur si pasojë e COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.
Në raportin e Spitalit të Pejës është thënë se 66-vjeçarja kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Po ashtu është njoftuar se në këtë spital shkaku i COVID-19 janë të shtrirë shtatë pacientë në gjendje më të rëndë, ndërsa 25 me oksigjenoterapi.
Në total 64 pacientë po trajtohen për COVID-19, prej tyre 48 janë konfirmuar si pozitivë e 16 në pritje të rezultateve. Janë shëruar 40 pacientë sipas Spitalit të Përgjithshëm.
Nga personeli 5 mjekë, 7 infermierë dhe 2 bionixhinierë janë të infektuar me COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdesin edhe dy paciente në Spitalin e Pejës, dyshohet se ishin me COVID-19
-
67 pacientë me COVID-19 në spitalin e Pejës
-
69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
91 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë