Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

91 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 91 pacientë të infektuar me koronavirus. Spitali njofton se 3 janë në respirator, 64 në oksigjenoterapi dhe 14 në gjendje më të rëndë.

Spitali njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 24 pacientë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të enjten se janë në Pejë janë regjistruar 44 raste të reja me COVID-19 dhe ka vdekur 1 pacient.