Shkolla fillore e mesme e ulët “Zenel Hajdini” në kryeqytet ka njoftuar se ka humbur një nga punëtoret e arsimit për shkak të COVID-19.
Përmes një njoftimi në Facebook kjo shkollë ka bërë të ditur se mësuesja Ajete Maxhuni-Islami ka vdekur si pasojë e COVID-19.
“Varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e qytetit në orën 16:00, por për shkak të gjendjes do të jenë prezent vetëm familja”, thuhet në njoftim.
Njoftim Njoftojme te gjithe se sot me 06.09.2021 e humbi betejen me Covid mesuesja jone e dashur Ajete Maxhuni...
Posted by SHFMU " Zenel Hajdini" on Monday, September 6, 2021
Artikuj të ngjashëm