Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një tjetër punëtore shëndetësore vdes nga COVID-19

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë ka njoftuar se të enjten ka vdekur një tjetër punëtore shëndetësore.

Sipas njoftimit të Facebook, ka vdekur instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve”, thuhet në postimin e OIMPSh-së në Facebook.

Nga COVID-19, deri më tash në Kosovë, kanë vdekur dhjetëra punëtorë shëndetësorë. Në mes të dhjetorit, numri i mantelbardhëve që humbën betejën me COVID-19 ishte mbi 20.