Katër kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, pasi kërkojnë të marrin mandatin e deputetit.
Mësohet se sot kanë dorëzuar formularin Elda Hoti kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër, të dy nga radhët e LSI.
Gjithashtu kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, konkretisht Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e PD në Korçë.
Pritet mbledhja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës/Shqip.
Artikuj të ngjashëm
-
Një tjetër kandidate e LSI-së për deputete në vend të mandateve të “djegura”
-
LSI-së i firon një tjetër kandidat, kërkon mandatin në KQZ
-
Kandidatja e PD-së nga Gjirokastrës kërkon mandatin e deputetes
-
Edhe një kandidat nga radhët e PD-së kërkon mandatin e deputetit
-
Tjetër kandidat i PD-së pritet të marrë mandatin, Bashën e “tradhton” edhe aleati