Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së ka vendosur për të vazhduar grevën edhe për 48 orë.
FSSHK thotë se pas festës së Vitit të Ri, më datën 3 janar 2019, do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë.
“Kjo vjen për shkak se nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në lidhje me pagat e punonjësve shëndetësorë”, thotë FSSHK.
Dje në ora 07:00 ka filluar greva 24 orëshe.
Ministria e Shëndetësisë dje ka bërë të ditur se pagat e punonjësve shëndetësorë parashihet të rriten vitin e ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Greva në shëndetësi vazhdon edhe për 48 orë, nga 3 janari pa limit kohor
-
Federata Sindikale e Shëndetësisë kundërshton grevën e përgjithshme
-
Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë 24 orëshe më 21 dhjetor
-
Punëtorët shëndetësorë sërish në grevë 8-orëshe
-
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë