Këshilli Drejtues i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka vendosur të mërkurën unanimisht që t’i hapë rrugë dialogut social duke iu adresuar edhe njëherë krerëve institucional sikurse Ministrit së Shëndetësisë, Ministrit së Punëve të brendshme dhe administratës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale si dhe Komisionit për buxhet dhe financa, me të vetmen kërkesë, diskutimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta për Projektligjin e Pagave.
“Këshilli Drejtues i FSSHK-së mirëpret nga të lartëpërmendurit zhvillimin e takimeve më së largu deri të Hënën me datë 20.12.2021, nëse nuk do të realizohet asnjë takim deri me këtë datë, Këshillin Qendror Grevist është autorizuar nga Këshilli Drejtues i FSSHK-së që me datë 21.12.2021 e Martë të mbaj Grevë të Përgjithshme 24(njëzetekatër) orëshe pranë të gjitha institucioneve publike shëndetësore”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit, Këshilli Drejtues i FSSHK është i prerë dhe i qartë në artikulimin e kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësorë, por siç thuhet, edhe vigjilent para një situate tejet të rënduar të institucioneve shëndetësore me trajtimin e pacientëve pas përhapjes së Gripit sezonal dhe mbingarkesën e punëtorëve shëndetësor, andaj trajtimi me seriozitet dhe përparësi i këtyre kërkesave do të jetë kruciale për vazhdimin e veprimeve sindikale.
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës paralajmërojnë grevë
-
SBASHK-u mbështet grevën dyorëshe në shkollën “Pavarësia”, paralajmëron veprime nëse s’merren masa konkrete