Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nis seanca gjyqësore e shqyrtimit të dytë fillestar ndaj Milaim Zekës, Ilir Krasniqit dhe Edmond Kërliut, të cilët akuzohen për mashtrim e pastrim parash.
Avokatët mbrojtës kanë bërë kërkesë për kundërshtimin e aktakuzës duke propozuar që e njëjta të hidhet poshtë.
Sipas aktakuzës, Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht në vitin 2016, kanë regjistruar biznesin si agjenci punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani.
Krasniqi dhe Zeka, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune, dhe ata bashkë me Kërliun, dyshohet se kanë kryer veprën penale mashtrim dhe shmangie nga tatimi/ Shahadije Bikliqi – Dragaçina.
-
Deputeti Zeka me bashkëpunëtorë dalin para Gjykatës për akuzat për mashtrim
-
Zeka deklarohet i pafajshëm, njësoj ndihen edhe dy të akuzuarit e tjerë
-
Aktakuzë ndaj deputetit Zeka për mashtrim me viza pune në Gjermani
-
Dështon seanca ndaj Milaim Zekës e të tjerëve në rastin e vizave
-
Pse dështoi seanca për të akuzuarin Zeka rreth mashtrimit me viza