Arbëri

Dështon seanca ndaj Milaim Zekës e të tjerëve në rastin e vizave

Ka dështuar të mbahet seanca kundër të akuzuarve Milaim Zeka, Ilir Krasniqi e Edmond Kërliu për rastin e njohur si ‘Vizat’, raporton Koha Ditore.

Kjo për shkak se i akuzuari Krasniqi i ka sjellë trupit gjykues dëshmi se nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore.

Sot në këtë seancë pritej që të dëshmonin dëshmitarë të dëmtuar.

Sipas kësaj aktakuze Ilir Krasniqi dhe Milam Zeka akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrim” nga neni 335, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale “ Shmangie nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 3, lidhur me nenin 31 të të njëjtit kod.

Po ashtu, këta dy së bashku më të akuzuarin Edmond Kërliu, akuzohen edhe për veprat penale: “Pastrim i parave “ nga neni 308 i KPRK-së dhe neni 56 i Ligjit 05L-096, lidhur me veprat penale të mashtrimit dhe shmangies nga tatimi.