Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon asfaltimi i rrugës që lidh Dragovcin me Gulmivaden

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka njoftuar se punimet në asfaltimin e rrugëve po vazhdojnë të kryhen në Malësinë e Gollakut.

Rruga e cila është duke u asfaltuar ka gjatë katër kilometra duke lidhur Dragovcin me Gulmivaden.

“Punimet në asfaltimin e rrugëve po vazhdojnë në Malësinë e Gollakut! Rruga e asfaltuar ka gjatësi 4 kilometra dhe lidh Dragovcin – Gulmivade”, thuhet në njoftimin e Pacollit.