Shtatë lokacione përfshirë edhe rrethinën e Shtërpcës janë duke u bastisur të mërkurën në mëngjes, në vazhdën e aksionit të njohur si “Brezovica”, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në parkun kombëtar “Sharri”.
Rastin për Kohën e ka konfirmuar prokurori i shtetit, Rasim Maloku.
“Jemi duke e zbatuar një kontroll në 7 lokacione”, është përgjigjur shkuar ai.Bastisjen e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni ‘Brezovica’ përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”, thuhet në njoftim.
Nuk bëhet e ditur nëse nga bastisjet e sotme ka të arrestuar.
Por në aksionet e mëhershme deri tash disa persona janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim prej 30 ditësh.
-
Prokuroria njofton se po vazhdon aksioni “Brezovica”
-
Vazhdon aksioni “Brezovica”
-
Arrestohen 7 persona në aksionin “Brezovica 3”, tre prej tyre ish-zyrtarë të MMPHI-së
-
Bastiset Ministria e Mjedisit për rastin “Brezovica”, aksioni shtrihet edhe në Ferizaj
-
Bilanci i aksionit “Brezovica”: 10 të arrestuar, janë sekuestruar para, armë e vetura