Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria njofton se po vazhdon aksioni “Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni lidhur me sekuestrimin e objekteve të ndërtimit në “Brezovicë”, përkatësisht te Parku Kombëtar “Sharri”.

Siç ka thënë Prokuroria raportet dëshmojnë se në Zonën II në Parkun Kombëtar “Sharri”, janë ndërtuar rreth 100 objekte në kundërshtim me ligjin.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë edhe sot janë duke vazhduar aksionin lidhur me sekuestrimin e objekteve të ndërtimit në Brezovicë - Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”. Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.