Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar të enjten se është duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.
Sipas njoftimit, në operacionin e ri janë të pranishëm edhe Inspektorati Qendror i Pylltarisë për shkak të dëmtimit të pyllit në Parkun Kombëtar “Sharri”.
“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim.
Për ndërtimet në Brezovicë, Prokuroria po zhvillon aksione qe disa herë. Deri më tash, janë arrestuar disa zyrtarë e afaristë për rastin “Brezovica”, që ka të bëjë me lëshimin e lejeve dhe ndërtimin e vilave në Brezovicë.