Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdimi i mandatit të sekretarit përplas Këshillin Drejtues të UP-së me rektorin

Një kërkesë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, drejtuar Këshillit Drejtues të UP-së për vazhdimin e mandatit të sekretarit të përgjithshëm të Universitetit, Esat Kelmendi po kundërshtohet nga anëtarët e këtij këshilli.

Kërkesën për vazhdimin e kontratës edhe për 5 vjet të Kelmendit, rektori Dema e ka drejtuar para disa ditësh, shkruan sot Koha Ditore.

Për vazhdimin e mandatit të sekretarit kanë dhënë qëndrim edhe Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë (KPMSHCK) duke e vlerësuar të ligjshëm një veprim të tillë.

Këshilli Drejtues i UP-së e ka shqyrtuar të enjten kërkesën e rektorit Dema, megjithatë nuk ka marrë ndonjë vendim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)