Demokracia Studentore për mes një komunikate për media ka reaguar për vazhdimin e mandatit të sekretarit të UP-së në mënyre të pa ligjshme, dhe kërkon nga Këshilli Drejtues dhe Senati që ta respektojnë statutit e Universitetit të Prishtinës për konkurset publike!
Mexhid Ramusa nga ''Demokracia Studentore'' thotë se propozimi i rektorit Marijan Dema për vazhdimin e mandatit të sekretarit është përzierje e kompetencave dhe në kundërshtim me ligjin pasi që me skadimin e mandatit të sekretarit të Universitetit të Prishtinës nuk është shpallur konkursi publik sipas statutit të UP-së, dhe kjo dëshmon lidhjet e ngushta të rektorit me disa persona me ndikim në UP të cilët që një kohe të gjatë e mbrojnë për shkeljet ligjore të cilat i ka bërë rektori dhe as një herë nuk është marrur drejtësia me të, ne si organizatë kërkojmë nga Senati dhe Këshilli Drejtues që të respektojnë statutin e Universitetit të Prishtinës dhe të shpallin konkursin publik për pozitën e sekretarit të UP-së.
-
Demokracia Studentore kërkon hetim për punësimet pa kritere në Fakultetin e Mjekësisë
-
“Demokracia Studentore” kërkon hetimin e punësimeve në UP
-
'Demokracia studentore' akuzon Universitetin e Prishtinës për mosrespektim të vendimit të gjykatës
-
Këshilli Drejtues i UP-së ia vazhdon mandatin sekretarit Esat Kelmendi
-
SUSHK letër UP-së – I kërkon t’i vazhdohet mandati Esat Kelmendit