Demokracia Studentore njofton se do të vazhdojnë me protesta deri në shkarkimin e rektorit Demaj.
Nëpërmjet një komunikate për media, DS ka njoftuar se nuk do t’i ndalojnë aksionet dhe protestat derisa Rektori i UP-së, Marjan Dema, të japë dorëheqje dhe “të përgjigjet para organeve të drejtësisë” për dëmet që ia ka shkaktuar Universitetit të Prishtinës.
“Ne studentët nuk mundemi të qëndrojmë të heshtur dhe duarkryq derisa ky rektor po e shkatërron Universitetin e Prishtinës dhe nuk i përgjigjet askujt pasi që e ka përkrahjen nga grupet e interesit! Rektori Marjan Dema duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë, ndërkaq ne studentët kërkojmë llogari për tenderin te pishat, skandalin e rastit ‘Graniti’, skandalin me bursa, për avancimet e paligjshme që po ndodhin në UP, etj”, thuhet në komunikatën e DS-së.
Mexhid Ramusa, përfaqësues nga Demokracia Studentore, ka thënë se arroganca e Rektorit Dema është e papranueshme për të gjithë, madje është shumë shqetësuese që një rektor me thirrje akademike të sillej në mënyrë arrogante para mediave duke e fyer një student i cili i mbron interesat e përgjithshëm.
“Është shumë shqetësuese se nga kush udhëhiqet truri i Kosovës, kërcënimet dhe shantazhet që po na bëhen nuk munden të na ndalin deri sa ky rektor të japë dorëheqje dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin e tij kërkojmë edhe njëherë nga organet e drejtësisë që t’i nisin hetimet”, ka thënë Ramusa.
-
Demokracia Studentore: Nuk i ndalim protestat derisa rektori Dema të japë dorëheqje
-
Demokracia Studentore: Nuk i ndalim protestat derisa rektori Dema të japë dorëheqje
-
Nga protesta e sotme e disa studentëve që rektori ua ngriti zërin
-
“Demokracia Studentore” kërkon dorëheqjen e rektorit Dema
-
“Demokracia Studentore” kërkon hetimin e punësimeve në UP