Viktima e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodnam, është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se kërkoi që të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e fundit të mos harrohen në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo tha se mori premtimin e Mogherinit që do të bënte të pamundurën që viktimat e dhunës seksuale të mbështeten.
“Sonte pata rastin të takohem me Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. Pasi BE është e përfshirë në bisedimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, unë ndava shqetësimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale: ne nuk duam të harrohemi në negociata, ne duam që zërat tanë të dëgjohen. Ajo më premtoi se do të bënte të pamundurën që të mbijetuarit të mbështeten”, shkroi Krasniqi/KosovaPress.
-
Vasfije Krasniqi i kërkon Mogherinit që në negociata të përfshihet çështja e të dhunuarave
-
Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue”, në mesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga e gjithë bota
-
Vasfije Krasniqi caktohet e dërguar e posaçme presidenciale për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës
-
Krasniqi e pakënaqur me punën e Komisionit për Verifikimin e viktimave të dhunës seksuale
-
Një vend për gratë në dialogun Kosovë-Serbi