Prej më shumë se gjashtë muajsh varrezat e qytetit të Ferizajt kanë mbetur pa përkujdesje institucionale, ndërkohë kompania “Ambienti” nuk i është përmbajtur kontratës së nënshkruar me komunën, në të cilën specifikohet se duhet të mirëmbahen edhe varrezat e qytetarëve.
Rreth kësaj çështjeje deri tashti Komuna e Ferizajt ka gjetur formën për të heshtur, duke mos e obliguar këtë kompani ta përmbushë kontratën e nënshkruar vetë. Në këto varreza me sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh janë bllokuar trotuaret nga bari dhe bimët e tjera të egra, pastaj afër tyre janë rrëzuar disa shtylla të ndriçimit publik, janë tharë dhjetëra drunj dekorativë shkaku i mosujitjes së tyre etj, shkruan sot Koha Ditore.
Shkëlzen Ademi, banor nga Ferizaj, ka thënë se institucionet publike kanë dështuar t’i mirëmbajnë varrezat e qytetit, ndërkohë që brenda ditës qindra qytetarë i vizitojnë ato.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Zjarri në Deponinë e Sferkës, një protestues dërgohet në Emergjencë
-
Bajrami dorëzon kallëzim penal për deponinë e Sferkës, Pacolli e fajëson bashkëpartiakun e saj
-
Në rrezik transporti i pacientëve në dializë dhe shërbimet emergjente në Ferizaj
-
Banorët e Bregut të Diellit në hall nga minjtë
-
Mbi 13 mijë hektarë tokë e degraduar nga puna e gurthyesve