Prej më shumë se dy vjet po zvarritet projekti për rregullimin e parcelës së varrezave prej 26 hektarësh në periferi të qytetit të Ferizajt, madje rruga që çon në këtë parcelë është e vështirësuar për qarkullim derisa Komuna ende nuk e ka asfaltuar atë.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj ka kërkuar nga Komuna me urgjencë t’i rregullojnë infrastrukturën rrugore dhe parcelën e varrezave.
Dimal Basha nga Vetëvendosje ka thënë se është shqetësuese për të gjithë derisa rruga që çon te varrezat e reja prej kohësh nuk është asfaltuar. “Ferizaj është bërë me parcelë të re për varreza, por jo edhe me infrastrukturë, sepse nuk janë ndërtuar as rruga, trotuari dhe asnjë send tjetër. Kjo është fort e padinjitetshme. Meqenëse Komuna po ka mjete për t’i rregulluar asfaltin e trotuaret që po i shkatërrojnë ndërtimtarët, mendoj që është dashtë me nda mjete edhe për rregullimin e varrezave, sepse edhe të vdekurit duhet me i trajtu dinjitetshëm”, ka kritikuar Basha.
Bujar Hasani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, ka thënë se projekti për rregullimin e infrastrukturës së varrezave ende nuk ka përfunduar, ndërkohë rruga është e vështirësuar për qarkullim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Rregullimi i varrezave në Ferizaj, peng i kufizimeve buxhetore
-
Basha viziton punimet në një rrugë në Ferizaj, thotë se Komuna ende s’i ka ndarë mjetet që obligohet
-
Qytetarët në Ferizaj kërkojnë mbylljen e gropave në qytet
-
Gropat vështirësojnë qarkullimin në rrugët regjionale që lidhen me Ferizajn
-
Komuna e Ferizajt ngec në mirëmbajtjen e lapidarëve dhe varrezave të dëshmorëve