Komuna e Ferizajt që nga muaji shtator i vitit të kaluar ka dështuar t’i menaxhojë dhe t’i mbajë të pastra hapësirat publike, derisa kompanisë publike “Ambienti” nuk i është vazhduar kontrata për mirëmbajtje.
Njëherësh kjo komunë ka dështuar ta realizojë ndonjë projekt për mbjelljen e drunjve dekorativë të paktën nëpër rrugët kryesore të qytetit, ndërkohë që sheshet, varrezat e qytetit dhe ato të dëshmorëve e martirëve të luftës janë shndërruar në deponi mbeturinash, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rreth kësaj çështjeje ka reaguar OJQ “INPO”, e cila monitoron institucionet publike në Ferizaj, ndërkohë shqetësime të tilla kanë shprehur edhe vetë qytetarët.
Albulena Nrecaj, drejtoreshë në OJQ “INPO”, ka deklaruar se Komuna e Ferizajt në të gjitha qeverisjet ka pasur probleme serioze në mirëmbajtjen e pastërtisë në hapësira publike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
- Për gjashtë muaj pastrohen 30 deponi të mbeturinave pa leje në Ferizaj
-
Varrezat e qytetit të Ferizajt pa përkujdesje institucionale
-
Në Ferizaj dështon menaxhimi i hapësirave gjelbëruese
-
Punëtorët në grevë, KRM “Pastërtia” në Ferizaj kontrakton kompani private për pastrim
-
Komuna e Ferizajt ngec në mirëmbajtjen e lapidarëve dhe varrezave të dëshmorëve