Komuna e Ferizajt ka investuar qindra e mijëra euro për ndërtimin e hapësirave gjelbëruese, por ato nuk po mirëmbahen nga askush, shkruan sot Koha Ditore.
Kompania publike “Ambienti”, në muajin mars të këtij viti, kishte përfituar dy tenderë në vlerë prej 45 mijë eurosh në kuadër të cilëve është e obliguar ta bënte edhe ujitjen e hapësirave gjelbëruese, pastaj ujitjen e drunjve dekorativë, pastrimin e shesheve të qytetit etj, mirëpo kontrata e tyre me Komunën nuk po zbatohet në praktikë.
Kjo kompani prej më shumë se dhjetë ditësh ka dështuar ta bënte ujitjen e hapësirave gjelbëruese në shumicën e zonave të qytetit derisa po përballet me mungesë të mjeteve të punës. Rreth kësaj çështjeje ka reaguar OJQ “INPO” dhe qytetarët për ta sugjeruar Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Ferizajt të bëjë inspektime dhe t’i japë vërejtje kompanisë “Ambienti” për mospërmbushje të kontratës.
... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ferizaji 6 muaj pa kompani pastrimi të hapësirave publike
-
Kompania “Ambienti” pa asnjë punëtor fizik, fiton 2 tender nga komuna
-
Deri në 60 për qind humbje e ujit në Ferizaj shkaku i ndërtimeve në rrugë
-
Komuna e Ferizajt kontrakton pesë kompani për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit
-
INPO: Prokurimi “paushall” në Ferizaj