Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Valdrin Pjetri s’është i vetmi, edhe 7 kryebashkiakë të tjerë të Shqipërisë të dënuar

Valdrin Pjetri është vendosur në qendër të akuzave të opozitës, por nuk është kryebashkiaku i vetëm socialist i dënuar më parë.

Në formularët e dorëzuar në KQZ, 7 nga 61 kryebashkiakët e dalë nga votimet e 30 qershorit kanë pranuar se qenë të dënuar më parë, ndërsa 8 të tjerë kanë ndryshuar gjeneralitetet, raporton OraNews.

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar plot 4 dënime nga Gjykatat e Shqipërisë. Ai është dënuar me 3 vite burg nën akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ka edhe dy dënime me 10 muaj e 1 vit heqje lirie për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Pavarësisht dënimeve të shumta, Adriatik Zotkaj mori për të pestën herë drejtimin e Bashkisë.

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi ka deklaruar një ndalim në vitin 1996, ndërsa në 2010-2011 ai është hetuar për trafik narkotikësh në Itali.

Edhe “Beu” i PS-së me 5 mandate, kryebashkiaku i Poliçanit Arbëri “Beu” i PS-së me 5 mandate, kryebashkiaku i Poliçanit

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ish-efektivi i gardës i akuzuar për shpërdorim detyre në ngjarjen e 21 janarit, në formularin e dekriminalizimit, ka deklaruar se në vitin 2000 ka qenë azilant në Angli.

Ish-deputeti Pjerin Ndreu, tashmë kryebashkiaku i zgjedhur i Lezhës, është marrë në pyetje nga prokuroria në vitin 2004 për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike, por më pas është shpallur i pafajshëm.

Në Pustec, Pali Kolefski është dënuar me 35 000 lekë gjobë për kanosje, ndërsa Haxhi Memolla, i zgjedhur në Rrogozhinë, është përfshirë në aksident rrugor, ndërsa gjykata ka vendosur pushimin e çështjes.

Tërmet Peçi, i zgjedhur në Tepelenë është dënuar me 100 000 lekë gjobë për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Por të shumtë janë kryetarët e bashkive që kanë ndërruar gjeneralitetet.

Krybashkiaku i Vorës Agim Kajmaku më parë është quajtur Jorgo Toto, Mark Babani i Vaut të Dejës, ka mbajtur më herët mbiemrin Babaj. Edhe Redjan Krali, kryetari i bashkisë Kavajë ka kryer ndryshime atësinë nga Vasil në Gjergji.

Gjolek Guci në Memaliaj më parë është quajtur Spiro Kuremenos, edhe pse ka emigruar vetëm 1 vit në Greqi.

Edhe Tetë kandidatë për kryetarë komunash kanë probleme me ligjin, prin PDK-ja Zgjedhjet lokale Tetë kandidatë për kryetarë komunash kanë probleme me ligjin, prin PDK-ja

Ilir Xhakolli në Pogradec ka kryer ndryshim të mbiemrit, pasi më parë ai ka mbajtur mbiemrin Xhako. Nuri Belba në Prrenjas është quajtur me herët Nuredin, ndërsa kryebahshkiaku i Finiqit, Kiço Kristo ka patur mbiemrin Katrani.

2 krybashkiakë të tjerë që kanë ndërruar mbiemrin janë ai i Sarandës, Adrian Gurma dhe i Kolonjës, Erion Isai.