Vijon numërimi i votave në mbarë Shqipërinë për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, teksa një pjesë e mirë e bashkive kanë zbuluar tashmë drejtuesin e tyre të ri.
Numërimi i votave në këto zgjedhje nuk ka sjellë asnjë surprizë, ku ashtu siç pritej, PS do të marrë të gjitha bashkitë.
Por, më i çuditshëm është fakti se disa bashki do të vijojnë të drejtohen nga i njëjti emër, prej shumë vitesh. Rekordin e thyen Bashkia e Poliçanit, në të cilën Adriatik Zotkaj ka marrë sot mandatin e pestë. Zotkaj do të drejtojë edhe për katër vite të tjera Poliçanin, pasi në këto zgjedhje ka arritur të fitojë me 4681vota.
Ai drejton bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit, që drejton prej 15 vjetësh. Zotkaj është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, ai fitoi me 72.46% të votave.
Gjithashtu, disa kandidatë të tjerë të PS kanë arritur të marrinë mandatin e tretë. Të tillë janë kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, dhe ai i Himarës, Jorgo Goro. Të dy këta kryebashkiakë do të drejtojnë edhe për katër vite të tjera nën siglën e PS, duke u bërë kështu drejtues të këtyre bashkive për 12 vite me radhë/BW.
-
Valdrin Pjetri s’është i vetmi, edhe 7 kryebashkiakë të tjerë të Shqipërisë të dënuar
-
PDK-ja e shpall fitoren në Prizren
-
Veliaj edhe një mandat në krye të Tiranës
-
Opozita veç një bashki të fituar, PS-ja prin bindshëm në zgjedhjet lokale në Shqipëri
-
Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar të gjashtë bashkive në Shqipëri